Gjatë paradites i gjithë vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Por mesdita sërish zhvillon vranësirat, duke sjellë shi në rajonin verior të territorit.

Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37 °C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al