Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat shtohen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë reshje shiu të izoluara në vend. Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë shfaqje të dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -3°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al