Edhe sot, vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Por orët e mbrëmjes do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.    

Temperaturat e ajrit vijojnë rritje e tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në 40°C në zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al