Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, por në zonat malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës lë me kthjellime zonën e ulët dhe bregdetin, por vranësira të shpeshta shfaqen në ekstremin verior duke rrezikuar shira të dobët.

Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por rritje sjell dhe mesdita duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi perëndimor ndrësa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al