Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites, por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al