Deri në orët e mesditës, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por në orët në vijim pritet që vranësirat do të shtohen, duke bërë që në zonat malore të kemi reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 9°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës, me 30°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor-verilindor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al