Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Juglindore dhe në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e izoluara dhe afat-shkurtra do të përfshijnë pjesën me të madhe të vendit. Ndërsa moti i qëndrueshëm rikthehet gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 13°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 34°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë. /tvklan.al