Parashikimi i motit 25 Shkurt

Parashikimi i motit 25 Shkurt

08:00 25/02/2020

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por duke filluar nga orët e pasdites do të kemi shtim të vranësirave në vend, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi