Parashikimi i motit 25 Shkurt



Parashikimi i motit 25 Shkurt

08:00 25/02/2021

Sipas MeteoAlb, deri pas mesditës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet në pothuajse gjithë territorin. Ndërsa orët vijuese sjellin prezencë të vranësirave kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët./tvklan.al







Të ngjashme