Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin në territorin shqiptar reshje, ku në pjesë më të madhe ato do të jenë reshje shiu. ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -2°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 17°C.       

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al