Orët e para të ditës do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve si dhe vranësirave të herë pas hershme, ku vranësira më të dukshme do të ketë në zonat juglindore. Në pjesën e dytë të ditës do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, por mbeten konstante gjatë mesditës duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 2 gradë Celsius në Ersekë ndërsa maksimumi në mesditë 19 gradë Celsius në qytetin e Lezhës.

Era do vazhdojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 28 kilometra në orë në drejtimin kryesisht verior dhe kjo do bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 2 ballë. /tvklan.al