Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë orë të shumta me diell në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime të lehta të vranësirave pritet të ketë në zonat malore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në vendin tonë shtim të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat veriore dhe lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al