Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë vendin deri pas mesditë, kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore. Vranësira më të dendura do të jenë në zonat malore. Megjithatë mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërish i kthjellët me vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al