Sipas MeteoAlb, vranësirat e dendura do të sjellin reshje shiu në vendin tonë që në orët para të ditës në zonat veriperëndimore si fillim dhe më pas do të përfshijnë gjithë territorin.

Reshjet do të jenë mesatare dhe herë pas here intensive. Por në orët e pasdites pritet përmirësim gradual i motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshem në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 5- 6 ballë.  /tvklan.al