Vlerat e larta barike do të diktojnë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërise. Konkretisht, orët e paradites paraqiten me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta do të kenë zonat malore. Gjatë orëve të pasdites; vranësira të lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke lënë bregdetin nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al