Edhe këtë të enjte, në territorin shqiptar do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në qarkun e Korçës duke sjellë edhe probleme.

Kjo situatë e motit të paqëndrueshëm mbetet deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al