Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten prezente duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të gjenerojnë në territor herë pas here reshje të izoluara. Por në orët e mbrëmjes pritet përmirësim i përkohshëm i motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al