Sipas MeteoAlb, deri në mesditë i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veri-verilindore.

Parashikohet që kjo situatë e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë sërish të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. /tvklan.al