
Parashikimi i motit, 27 Janar 2023
08:15 27/01/2023
Një 29-vjeçar me iniciale O.D ka mbetur i plagosur pas mesnate në Tiranë. Sipas asaj që njofton policia, i riu është goditur me thikë nga një person i paidentifikuar tek sheshi “Skënderbej”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10, ndërsa policia njofton se i riu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al