Sipas MeteoAlb, vijojnë kushtet e paqëndrueshme në orët e para të ditës ku vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa reshjet e dëborës mbeten në zonat malore, por orët e pasdites sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 16°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë. /tvklan.al