Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët por të nxehtë edhe gjatë ditës së martë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësira të lehta shfaqen në verilindje dhe juglindje të vendit gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri gjatë mëngjesit në zonat malore të ngjitet në 18°C ndërsa mesdita ngjitet në 41°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi jugor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al