Sipas MeteoAlb Shqipëria do të vazhdojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat veriore si dhe në zonat qendrore, duke gjeneruar reshje shiu.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë një zhvillim të vranësirave pothuajse në të gjithë territorin, ku do të ketë reshje shiu.

Përgjatë natës do të ketë një përmirësim gradual të kushteve të motit, kur dominante do të jenë kthjellimet dhe vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, por një zbritje të lehtë sjellin orët e mesditës. Vlerat ekstreme do të variojnë nga 12 gradë Celsius në mëngjes dhe maksimumi në mesditë 28 gradë Celsius./tvklan.al