Paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por orët vijues shtojnë vranësirat, duke sjellë reshje në zonat veriore si fillim dhe në vijim shirat përfshijnë zonat lindore dhe jugore, po ashtu pjesërisht dhe qendrën. Parashikohet që gjatë mbrëmjes të rikthehen kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 15°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 36°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al