Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës vijon me vranësira dhe reshje shiu lokalisht deri mesatare dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 19°C.

Era do fryjë e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë./tvklan.al