Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në territor kthjellime dhe vranësira të pakta. Në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al