Vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë paradites. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të shtohen në territor, duke sjellë mundësi për reshje të pakta shiu në skajin verior.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al