Gjatë orëve të para të ditës vendi ynë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Parashikohet që nga mesdita e në vijim, vranësirat të pësojnë zhillime në ekstremin verior, duke sjellë dhe rrebeshe afatshkurtër shiu. Nata rikthen sërish kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, ndërsa në mesditë pritet rënie, duke luhatur vlerat nga 15°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al