Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta në zonat malore.

Por duke filluar orët e pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të shtohen kryesisht në Veri të vendit duke sjellë reshje shiu dhe dëbore në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1°C në 15°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë. /tvklan.al