Sipas MeteoAlb i nxehti afrikan do të diktoj mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës. Ndërsa vranësirat e lehta do shfaqen në intervale të shkurtra kohore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë./tvklan.al