Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në pothuajse gjithë vendin gjatë gjithë ditës. Por vetëm në zonat e thella malore parashikohet të ketë shfaqje vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 19°C deri në 40°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë. /tvklan.al