Deri në mesditë, vendi ynë paraqiten me vranësira dhe shira të dobët, por orët vijuese sjellin intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin. Më problematike situata do të paraqitet në zonat veriperëndimore dhe ekstremin jugor të Shqipërisë, herë pas here do të ketë mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Parashikohet që nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dendur të mbetet i gjithë territori gjatë natës dhe deri mëngjesin e së hënës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h sërish nga drejtimi jugor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./tvklan.al