Parashikimi i motit 28 Qershor 2022




Parashikimi i motit 28 Qershor 2022

08:00 28/06/2022

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit. Po ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësirave në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al










Të ngjashme