Sipas MeteoAlb, rikthehen reshjet në pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që deri në mesditë i gjithë vendi të jetë me reshje shiu dhe reshje dëbore në zonat malore. Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht motin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar  dallgëzim 5 ballë. /tvklan.al