Sipas MeteoAlb moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë ku shfaqen vranësira nëpër territor.

Më të dukshme vranësirat paraqiten ne dy ekstremet Veri-Jug duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin jugor. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme të motit të vijojnë deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me 50-55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./tvklan.al