Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjellë reshje të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por herë pas here parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

Temperaturat e ajrit do të të rriten lehte në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al