Parashikimi i motit 28 Shtator 2022

Parashikimi i motit 28 Shtator 2022

08:04 28/09/2022

Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën në të gjithë territorin. Parashikohet që vranësirat herë pas here të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje.

Pritet që vranësirat dhe shirat të jenë më të dukshme gjatë mesditës dhe pasdites, ku në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra. Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al





Të ngjashme