Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat do të sjellin reshje të izoluara në zonat Jugore në pjesën e parë të ditës. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al