Sipas MeteoAlb, një sistem vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke gjeneruar reshje të dobëta shiu në zonat qëndrore dhe jugore si edhe reshje të pakta dëbore në zonat lindore.

Orët vijuese sjellin ndërprerje të reshjeve duke bërë që intervale të shkurta kthjellimesh të ketë në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, vranësirat do të jenë të pranishme deri në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rënie do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.  /tvklan.al