Sipas MeteoAlb, rikthehen vranësirat dhe reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në territorin shqiptar, ku në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të jenë në formë shiu, por në zonat malore Veriore dhe Lindore do të kemi reshje dëborë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 13°C.                             

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 3 – 4 ballë. /tvklan.al