Sipas MeteoAlb mbetemi edhe ditën e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta por me temperatura shumë të larta.

Situatë kjo e cila vijon gjatë gjithë ditës deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke u luhatur nga 20°C deri në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al