Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm do të dominojë vendin tonë, ku më të dukshme kthjelllimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Por në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 40°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al