Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini- stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore – jugperëndimore të Shqipërisë.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./tvklan.al