Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës mbetet  me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat gjenerojnë reshje të pakta në zonat malore.

Por në vijim vranësirat shtohen, duke bërë që reshjet e izoluara të përfshijnë dhe zonat e ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 6°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 27°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 – 4 ballë. /tvklan.al