Sipas MeteoAlb, vendi ynë deri në mesditë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje të karakterit lokal në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 20°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2 – 3 ballë. /tvklan.al