Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në dominimin kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.

Por orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë./tvklan.al