Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike deri në orët e mesditës, ku parashikohet që vranësirat të shtohen në zonat malore duke sjellë reshje afatshkurtra në zona juglindore dhe verilindore. Ndërsa shtrirja perëndimore do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës dhe Pukës me 16°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 37°C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al