Sipas MeteoAlb, territori shqiptar parashikohet të jetë me kthjellime të pakta dhe kalime vranësirash të cilat sjellin reshje të pakta shiu në zonat veriore në orët e para të ditës.

Por pritet që pas mesdite të ketë zhvillime të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin. Reshjet e shiut mbeten më të fokusuara në zonat veriperëndimore dhe veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.  /tvklan.al