Moti në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pritet që vranësirat gjatë mesditës dhe pasdites të shtohen në territor duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat jugore dhe qendrore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al