Sipas MeteoAlb, një tjetër sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë shira të dendur në pjesën më të madhe të vendit, në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore, kryesisht verilindja e vendit.

Parashikohet që në kushtet e vranësirave dhe shirave të mbetemi deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet ndërprerje e tyre për tu rikthyer serish mëngjesin e së shtunës në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë./tvklan.al