Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe momenteve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Por parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje  të pakta dhe të izoluara shiu, ku më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat jugore dhe veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.  /tvklan.al